Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Yuri Kim, mbyll karrierën diplomatike

16:55 / September 20, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4652
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike.

Ajo e ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së. Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.

Yuri Kim detyrën e saj të fundit e pati si zëvendësndihmëse sekretare kryesore e shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sakaq, gjatë misionit të saj diplomatik në Shqipëri, Yuri Kim mbështeti rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, por edhe shtyu përpara reformën në drejtësi.

Kim lindi në Korenë e Jugut dhe u rrit në ishullin e Paqësorit, Guam. Ajo u diplomua në vitin 1993 nga Universiteti i Pensilvanisë dhe më pas mori një diplomë Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit. Përveç anglishtes, ajo flet gjuhën koreane, mandarine, japonisht dhe turqisht.

Kim ishte gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara si ambasadore dhe ambasadorja e parë e SHBA-së nga Guami. Yuri Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.

Ambasadore karriere MBYLL SHBA tiranw Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtare, Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri! Rutte: Data do të vendoset më vonë

16:00 / July 8, 2026

Samiti i NATO-s, deklarata e përbashkët: 70 mld euro për Ukrainën. Irani nuk do ketë armë bërthamore

15:25 / July 8, 2026

Ish-deputetja e PS Marjana Koçeku kundër financimit të koncertit të Kanye West: 4 milionë eurot duhej të shkonin për zjarret, jo për spektakël

14:43 / July 8, 2026

Tjetërsimi i pronave në Dibër, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës Daniel Gjura

14:31 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.