Marshimit që po zhvillohet sot në Tiranë mbështetje të Ukrainës i është bashkuar edhe mbasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë të cilët ishin bashkë me komunitetin ukrainas, e nisën marshimin e tyre nga sheshi “Skënderbej” dhe ai pritet të zgjasë rreth tre orë.
Në të mori pjesë edhe Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov. Marshuesit janë ndalur te ambasada ukrainase, ku do të ketë edhe fjalime. Gjithashtu, pjesë e programit ishte edhe transmetimi i një mesazhi nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko i cili tregoi mirënjohje dhe vlerësim për këtë gjest mbështetjeje ndaj vendit të tij.
