Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve teksa ka folur në komitetin e Rindërtimit për transparencën e donacioneve të dhëna për rimëkëmbjen pas tërmetit dëmtues të 26 nëntorit.
“SHBA janë të lumtur që jemi pjesë e donatorëve. Donacionet e dhëna janë shprehje të solidaritetit me popullin shqiptar, por përbëjnë edhe një investim simbolik e real për Shqipërinë, kështu që është kënaqësi për ne që shohim që po organizoheni për atë që duhet të jetë proces transparent”- tha ajo.
Do të vazhdojmë të jemi krah jush tha ambasadorja, për tu siguruar që donacionet nga e gjithë bota të shpenzohen në mënyrën e duhur. “Do të vazhdojmë të jemi krah jush të ofrojmë ndihmën teknike që mund tu nevojitet për tu siguruar që donacionet nga gjithë bota, por edhe tonat, të shpenzohen në mënyrën e duhur në përfitim të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ambasadorja.