Vetingu duhet të vazhdojë me pergjegjshmëri për të dhënë rezultate në reformën në drejtësi është mesazhi i radhës i ambasadores amerikane Yuri Kim.
Ky mesazh vjen në një kohë që është shkarkuar Luan Daci, anëtar i KPA dhe mësohet se janë dhe të tjerë në hetim.
“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e popullit shqiptar. SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!” shkruan ambasadorja Kim.
Ndërsa në një postim të mëparshëm, Kim ka publikuar foton me dy Komisionerët Publikë, ku thekson se ata janë të vendosur për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime.
“Me Komisionerët Publikë të Shqipërisë më 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta vazhdojmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!”
