Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me sekretaren e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se ato biseduan rreth integrimit rajonal brenda Ballkanit dhe midis Ballkanit dhe BE-së.
Ambasadorja u shpreh se SHBA mbështet lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.
“Patëm një diskutim të mirë me Majlinda Bregun rreth integrimit rajonal brenda Ballkanit dhe midis Ballkanit dhe BE-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve brenda WB6”,- shkruan Yuri Kim.