Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Z’ – Simboli i luftës së Putinit në Ukrainë. Zbuloni çfarë domethënie ka 

15:21 / March 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11A27C0F B489 426B A722 192D51C65DE8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E vendosur në tanke, në bluza, e vizatuar në mure ndërtesash e në shumë vende të tjera, shkronja ‘Z’ është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.

Fillimisht, simboli ‘Z’ u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj.

Ky simbol shpejt u shndërrua në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë dhe është parë e vizatuar edhe në ndërtesa të ndryshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe, në protestat në mbështetje të Putinit në Beograd, e në shumë vende të tjera.

Ekspertë të ndryshëm kanë spekuluar lidhur me kuptimin e simbolit ‘Z’, por edhe për shkronjat e tjera përfshirë ‘O’, ‘X’, ‘A’ dhe ‘V’ që janë shfaqur në tanket ruse, shpesh të futura brenda formave rrethore, trekëndëshave dhe formave tjera gjeometrike. Disa kanë sugjeruar se kjo është forma zyrtare për të parandaluar që tanket ruse të dallojnë armiqtë nga aleatët, shkruan The Washington Post.

Disa ekspertë ushtarak e ka interpretuar kuptimin e ‘Z’-së si “Za pobedy” që nga rusishtja përkthehet “për fitore”, ose “Zapad” që shqip i bie “Perëndim”. Ndërkaq, disa të tjerë kanë thënë se kjo është forma e Kremlinit për të treguar “shënjestrën numër një në Ukrainë”, presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky, shkruan CNN.

Disa ekspertë ushtarakë pro-Kremlinit kanë thënë se përderisa shkronja ‘Z’ është për Zelenskyn, shkronja V është për Vladimir Putinin, shkruan The Guardian.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar asnjë prej këtyre teorive, por ka postuar në llogarinë në Instagram se simboli ‘Z’ ka kuptimin “Za pobedu” që në shqip i bie “për fitore”, ndërkaq, shkronja ‘V’ qëndron për “fuqinë e së vërtetës”.

Shkronja ‘Z’ është në alfabetin Latin dhe nuk ekziston në alfabetin Cirilik që përdor Rusia. Disa ekspertë thonë se vendosja e kësaj shkronje në tanke dhe përdorimi i saj nga njerëzit, qoftë të stampuar në rrobat e tyre, apo të postuar në rrjetet sociale, është përpjekje shtetërore e Rusisë për mbështetjen për luftën në Ukrainë.

Përderisa shkronja ‘Z’ në alfabetin Cirilik rus shkruhet ndryshe dhe duket si numrin tre, shumica e rusëve njohin shkronjat e alfabetit Latin. Emily Ferris, një hulumtuese për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Mbretëror tha se shkronja ‘Z’ është një simbol i fuqishëm dhe lehtë i dallueshëm, shkruan BBC.

“Shpesh, në propagandë, gjërat më të thjeshta bëhen më të dallueshmet dhe më lehtë përhapen”, tha ajo. “Ky simbol duket mjaft frikësues dhe mjaft i zymtë. Nga aspekti estetik është një simbol i fuqishëm”.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ka përdorur shkronjën ‘Z’ në fushatat e saj ushtarake. Shumë imazhe që vijnë nga Rusia e shfaqin këtë shkronjë me ngjyrë portokalli dhe të zezë, që janë ngjyrat e njëjta që janë në fjongon e Urdhrit të Shën Gjorgjit, që ishte çmimi më i lartë për luftën në Rusinë Imperialiste. Ky çmim fillimisht është dhënë më 1769.

Ky kombinim ngjyrash po ashtu ka qenë simboli jozyrtar i fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore, shkruan The Washington Post. Këto ngjyra ishin parë edhe gjatë vitit 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështeti separatistët në rajonet lindore të Ukrainës.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.