Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zaçaj takim me ambasadorin Tarran: Bashkëpunim i frytshëm me OSBE-në

20:48 / September 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
461820463 122169091166107211 5051113054582653036 n 696x502 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, ambasadorin e ri të Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran.

Tarran shoqërohej në këtë takim nga shef i Departamentit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut, Mauro Puzzo, dhe Luljeta Krasniqi, këshilltare ligjore vendase.

Gjatë takimit, ambasadori Tarran shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e frytshëm në realizimin e disa nismave, të tilla si Udhërrëfyesi i Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, mbështetja për planifikimin strategjik apo materialet trajnuese për ankimin individual kushtetues.

Kryetarja e Kushtetueses, Zaçaj shprehu mirënjohjen për këtë partneritet veçanërisht sa i takon realizimit të Udhërrëfyesit, si një mjet i munguar prej kohësh në drejtësinë kushtetuese në vend.

Ajo ndau me ambasadorin lajmin se tashmë ky material i është vënë në dispozicion edhe në formë të printuar profesionistëve të drejtësisë, si gjyqtarëve dhe avokatëve, duke u mirëpritur prej tyre.

Ai gjithashtu është i disponueshëm edhe në formë elektronike për publikun e gjerë në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, kryetarja vlerësoi dhe partneritetin e saponisur me Prezencën për realizimin e Udhërrëfyesit të dytë të jurisprudencës së saj.

Në mbyllje të takimit, palët ritheksuan vullnetin për të vijuar më tej bashkëpunimin për nisma dhe projekte të tjera, në mbështetje të veprimtarisë së rëndësishme që Gjykata Kushtetuese kryen dhe rolit të saj në drejtim të realizimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

holta zacaj OSBE tarran
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

15:18 / September 2, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Evis Sala reagon pas dorëheqjes: Kam pranuar angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin

15:11 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.