Gjatë një intervistë për “Tanjug”, Zaev tha se nëse BE nuk vlerëson përpjekjet dhe marrëveshjet e arritura nga Shkupi, atëherë kjo do të vështirësonte zgjidhjen e çështjeve e “nxehta” të rajonit, përfshirë edhe raportin mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ashpërsuar tonet ndaj vendeve të Bashkimit Europian, ku kërkon prej tyre hapjen e negociatave, duke argumentuar se kjo rrugë është perspektiva kryesore që duan qytetarët e Maqedonisë.
Gjatë një intervistë për “Tanjug”, Zaev tha se nëse BE nuk vlerëson përpjekjet dhe marrëveshjet e arritura nga Shkupi, atëherë kjo do të vështirësonte zgjidhjen e çështjeve e “nxehta” të rajonit, përfshirë edhe raportin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai iu referua Marrëveshjes së Prespës, e cili i dha fund konfliktit prej më shumë se dy dekadash me Greqinë.
“Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës tani është një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE-ja “ndëshkon” këtë marrëveshje dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë negociatat e pranimit, si mund të pritet që Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi të gjejnë zgjidhjen për çështjen e Kosovës, ose si do t’i motivojnë liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës për të gjetur zgjidhjen për formimin e qeverisë? “, deklaroi Zaev për Tanjug.
Ministrat e Jashtem të vendeve të BE-së janë mbledhur dje në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e djeshme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to.