Në nisje të muajit të Ramazanit, Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në darkën e Iftarit në Sarajevë, me ftesë të homologut të Bosnjë e Hercegovinës.
Lajmin e ka postuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili ka postuar foton e shkrepur së bashku me Denis Zvizdic dhe Ramën.
“Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”- shkruan Zaev ne FB.
Me tej, thekson se “Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj”.