Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zani Çaushi kërkon lirimin, ja çfarë vendosi sot gjykata e Korçës

11:50 / October 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zani caushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Korçës ka vendosur sot të administrohet komplet dosja e vuajtjes së dënimit të Zani Çaushit, i cili ka kërkuar përllogaritjen e viteve të burgimit.

Ai kërkon të vërtetojë se ai ka vuajtur 6 vite më tepër dënim nga sa i janë llogaritur, ndërsa pak muaj më parë ai nisi betejën e tij për të fituar lirinë me kusht, kërkesë nga e cila u tërhoq përsëri pasi sipas pretendimit të tij i ishin llogaritur gabim vitet e dënimit.

Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës ka shfuqizuar edhe masën disiplinore ndaj Myrteza Çaushit, i cili vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë. Në muajin prill, komisioni disiplinor në burgun e Drenovës vendosi një masë disiplinore ndaj Çaushit pas një sherri me tre të burgosur të tjerë. Në muajin maj, ai iu drejtua Gjykatës duke ankimuar këtë masë disiplinore, ndërsa Gjykata e ka mbyllur procesin të enjten e kaluar, duke vendosur shfuqizimin e saj.

Pas procesit që nisi të zhvillohej në muajin maj të këtij viti, disa seanca gjyqësore u shtynë si rrjedhojë e mungesës së juristit të burgut të Drenovës, ndërsa Gjykata pranoi ankimin e “të fortit të Vlorës”, duke e konsideruar masën ndëshkuese të vendosur ndaj tij në kundërshtim me ligjin. Përmes këtij vendimi është përmbyllur kështu edhe një prej tri kërkesave të Zani Çaushit, i cili kërkon të përfitojë lirinë me kusht, proces nga i cili u tërhoq. Heqja e masës disiplinore ishte një proces i nisur paralelisht me kërkesën e lirisë me kusht, ndërsa ai po përballet me gjykatën duke kërkuar rillogaritjen e viteve të dënimit të vuajtur. Heqja e masës disiplinore ndaj Zani Çaushit shënon përmbushjen e një prej kritereve që i nevojiten synimit të tij për të fituar lirinë me kusht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.