Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zaptuan hapësirën e rërës në Gjipe, nën hetim katër administratorë, policia heq dhe 130 çadra

12:24 / July 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 76
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga një aksion i Policisë së Shtetit, katër administratorë janë vënë nën hetim, pasi zunë hapësirën publike në Gjipe, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen përkatëse. Policia ka sekuestruar 130 çadra dhe shezlongë.

“Policia e Himarës vijon kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe, Himarë. Procedohen penalisht administratorët e 4 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasit: M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Gjipe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau vëllain se kaloi me zetor mes tokave, Gjykata e Durrësit lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka

12:16 / June 29, 2026

Ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar në Morinë, makina përplas për vdekje policin 59-vjeçar

12:10 / June 29, 2026

Rama ndan pamjet nga Parku i Hyrjes së Shkodrës: Pjesë e vizionit transformues për Kryeqytetin e Veriut

08:29 / June 29, 2026

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë, një prej tyre me dëmtime

08:25 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.