Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i mbrëmjes së sotme në Lezhë ku shënjestër ishte Blerim Preçit. Mësohet se atentati ndodhi rreth orës 20:00 teksa Prençi lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi.
Raportohet se autorët e kanë ndjekur për disa kohë 28-vjeçarin dhe dyshohet se ata i dinin mirë lëvizjet e tij. Autorët lëviznin me një makinë “Audi” dhe thuhet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti duke dalë paralel me të dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. MEnjëherë sapo ka dëgjuar të shtënat, shënjestra Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash.
Burime bëjnë me dije se Blerim Preçi nuk ka të shkuar kriminale në Shqipëri, megjithatë policia po heton lidhjet e mundshme me botën e krimit.
