Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptares në Itali: 32-vjeçari kërkonte para për…

10:51 / June 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptares Nevila Pjetri në Itali dhe transgjinores Carlo Bertolotti në Itali.

“Daniele Bedini vrau dy personat sepse donte para për të blerë  kokainë.”

Kjo është hipoteza e hetueseve dhe krimet mund të kenë ndodhur natën mes  të shtunës dhe të dielës.

Ndërkohë Daniele Bedini në qeli qëndron në heshtje.

Në lokalitetin e njohur si “dy liqenet” në periferi të Sarzanës në drejtim të Toskanës, sipas prokurorit, 32-vjeçari me banim në Carrara, që nga viti 2015 kërkonte para për të blerë dozat e kokainës.

Me justifikimin për të kryer marrëdhënie seksuale, Bedini ka detyruar Nevilën, që ushtronte profesionin e prostitutës në zonë, sipas medieve italiane, që t’i jepte menjëherë paratë që kishte në çantë.

Hetuesit dyshojnë se pas refuzimit dhe rezistencën së 35-vjeçares, Bedini e ka vrarë shqiptaren. Ndërkohë sa i përket viktimës tjetër, ai e ka rrahur dhe vrarë duke e goditur me të paktën një plumb pas veshit.

Të dy ishin brena makinës së 32-vjeçarit në një fushë të brendshme që lidhej me rrugën, jo shumë larg strehës së disa tregtarëve të drogës afrikano-veriorë, që jetojnë aty për të furnizuar me drogë ata burra që, së bashku me seksin, dëshirojnë të blejnë kokainë, heroinë, marijuanë ose hashash.Tregtarët e drogës kishin parë Bedinin të shkarkonte diçka nga automjeti.  Afër trupit të Nevilës karabinierët nuk gjetën asgjë, pasi vrasësi i dyshuar i kishte vjedhur celularin dhe paratë.

Por ndoshta ato nuk mjaftuan, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja pse Bedini, një adhurues i palestrës dhe jetës në lokale me prostituta, do të përdorte të njëjtën metodë për të vrarë transeksualin Carlo. Nuk përjashtohet as pista e dëshmitarit, pra Carlo e ka parë duke hedhur trupin e 35-vjeçares në përrua dhe i ka mbyllur gojën përgjithmonë. Ashtu si Nevila, as pranë trupit të Carlos nuk u gjetën para dhe celulari.

Arma e vrasjes

Ende nuk ka asnjë gjurmë të armës. Nevila dhe Carlo u vranë nga një plumb i kalibrit 22, që i atribuohet një pistolete në posedim të babait të Bedinit, një marangoz dhe sipërmarrës i ndershëm. Burri kishte denoncuar zhdukjen e armës sepse, papritur, ajo ishte zhdukur. Për hetuesit e kishte marrë Bedini dhe e kishte mbajtur të fshehur. Varësia e 32-vjeçarit ndaj drogës është konfirmuar që në vitin 2016.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.