Janë zbuluar të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq të Korçës, ku një 37-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij 18 vjeçe.
Vajza jetonte me të ëmën te gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në prag divorci, raporton BW.Mësohet gjtihashtu se 18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryenin marrëdhënie seksuale.
Ndërkohë, një ditë më parë ajo i është drejtuar policisë, duke denoncuar babanë e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht.
