Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zbardhen emrat e Qeverisë ‘Rama3’, Energjia mund t’i besohet Benet Becit, Ahmetaj i palëvizshëm, Xhaçka mund të zëvendësojë Çuçin, priten prurje nga Kosova

21:32 / August 31, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ethet e ministrave të kabinetit Rama 2 që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë Rama 3 do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 Gusht. Përbërjen e skuadrës së tretë qeverisëse Edi Rama po e ruan me fanatizëm deri në mbjelljen Asamblesë Kombëtare këtë të Enjte. Në një kohë kur ka konfirmuar Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me parlamentin dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar, në selinë rozë nuk mungojnë hamendësitë për emrat e ministrave të rinj. Për momentin thonë burime nga PS, Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është në pol pozicion të rikonfirmit por mund ti hiqet

Energjia, duke u bashkuar me Mjedisin e krijuar një ministri te me gjatë si besohet Benet Becit. Ftesa për vijuar drejtimin e shëndetësisë ka mbërritur tek Ogerta Manastirliu. Edhe ministria e saj do të ristrukturohet duke i hequr Mbrojtjen Sociale e cila bashkohet me Sportin dhe Rinë nga ku drejtimi mund t’i besohet Bora Muzhaqit aktualisht zëvendës ministre arsimi.

Edhe Olta Xhaxhka shihet si një kandidaturë potenciale për të vazhduar drejtimin e diplomacisë shqiptare e vijuar koordinimin e suksesshëm deri më tani prej saj, në operacionin humanitarë të strehimit të afganëve. Parashikohet edhe ndarja e Ministrisë së Financave nga Ekonomia ku në njërën prej dy këtyre ministrive do ti besohet Arben Ahmetajt bashkë me vijimin e drejtimit të punëve të rindërtimit nga tërmeti.

Ministria e Brendshme ku asnjë ministër nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund mbetet e paqartë nëse do ta drejtojë Bledi Cuci emri të cilit po qarkullon edhe si pasardhës i Gramoz Rucit në parlament.

Edi Rama mund të surprizojë me këtë ministri, duke ia besuar për herë të parë një gruaje dhe ajo mund të jetë Olta Xhacka. Sikurse me të gjitha gjasat nuk do të mungojë edhe një ministre grua nga Kosova. Emri më i mundshëm ai i Vlora Çitakut të cilës Rama edhe mund ti besojë ministrinë e diasporës në vend të Pandeli Majkos.

Arsimi, Ministria e Drejtësisë, Mbrojtja, Kultura, Turizmi dhe Sipërmarrja pritet të drejtohen nga ministra të rinj. Edi Ramës do ti duhet të zgjedhë një numër 2 të ri në qeveri, pas sinjaleve jo konfirmuese për vetën lëshuar, nga zëvendës kryeministri Erion Brace. Gara se kush do ta drejtojë parlamentin është më e forta dhe sfiduesja brenda PS pasi Edi Rama preferon një grua nga ku me e kuotuara për këtë post është ish-ministrja e arsimit Lindita Nikolla./ Top Channel

Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.