Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen EMRAT/ Kjo është argjendaria ku shiteshin buzhuteritë e grabitura, çantat me flori vinin me autobusët e “Erdisa Tours”

18:20 / June 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 collage 2023 06 14t162945849 1686756589
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i sotëm i SPAK, ku lëshoi 15 urdhër-arreste ndaj një grupi kriminal që transportonte nga Franca në Shqipëri, bizhuteri të vjedhura dhe këtë gjë e ka bërë në dhjetëra raste të dokumentuara.

Burime bëjnë me dije se bizhuteritë e grabitura në Francë, kryesisht flori, shiteshin tek argjendaria “Kashara” në Tiranë dhe mësohet se pronari i saj, Vangjush Kashara është vënë në pranga.

Po ashtu mësohet se bizhuteritë transportoheshin me autobusët e agjencisë së udhëtimit “Erdisa Tours” dhe në pranga ka rënë administratori i saj, Agustin Mesuli nga qyteti i Lezhës.

Mes personave të arrestuar, është edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, si dhe bashkëshortja e tij, Elda Idrizaj, si dhe një prej vajzave të tyre.

Në pranga mësohet se janë vënë gjithashtu dhe shtetasit Altin Doda, Florjan Bakri dhe Tomor Baruti. Po ashtu janë arrestuar edhe zyrtarë të Policisë Kufitare në Durrës, Lezhë dhe Hani i Hotit.

Hetimi i SPAK nisi pas një letër-porosie të autoriteteve franceze. Sa i përket akuzave të ngritura nga SPAK, bëhet fjalë për disa vepra penale, konkretisht; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal., “Kontrabanda me mallra të tjerë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

10:56 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.