Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Zbardhen emrat që “fshihen” pas 8 mijë bizneseve

16:36 / March 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biznes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Afro 8 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim ligjor. Referuar të dhënave zyrtare nga QKB, konkretisht janë trajtuar në total 7,952 aplikime nga të cilat 7, 570 aplikime nga subjektet tregtare dhe 382 aplikime nga Organizatat jo fitimprurëse.

Shqipëria miratoi ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues” në vitin 2020 dhe që u bë funksional më 1 shkurt 2021. Regjistri administrohet nga QKB-ja dhe të gjitha subjektet dhe organizatat jofitimprurëse janë të detyruara të regjistrojnë në regjistër pronarët e tyre përfitues (përfshirë ndryshimet në lidhje me pronarët përfitues) brenda afateve specifike që mbikëqyren nga ky institucion.

Penalitetet financiare ndaj bizneseve që nuk respektojnë detyrimin ligjor për depozitimin e të dhënave, nisin nga 500 dollarë për rastet e mosrespektimit të afateve, për të shkuar deri në 6 mijë dollarë kur autoritetet konstatojnë se ato bëhen me qëllim për të fshehur të dhëna të rëndësishme mbi burimet financiare të pronarëve apo aksionerëve të tyre.

Ligji për pronarët përfitues ka ardhur si një rekomandim i Moneyval, strukturës europiane kundër pastrimit të parave, dhe ka qëllim zbardhjen e pronarëve të vërtetë, apo aksionerëve që qëndrojnë pas kompanive. Dhe një nga arsyet e daljes së Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, ishte edhe miratimi i këtij ligji.

Gjatë vitit 2022, numri i aplikimeve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit ka qenë disa herë më i lartë, duke u regjistruar në afro 24.600 të tillë.

Qendrën Kombëtare të Biznesi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.