Report Tv ka siguruar ekskluzivisht raportet financiare të qindra kandidatëve që garuan më 11 maj. Analiza e dokumenteve tregon se socialistët shpenzuan më shumë para nga xhepi i tyre për fushatë, ndërsa kupola e Partisë Demokratike deklaron zero të ardhura e shpenzime, duke ngritur dyshime për vërtetësinë e deklarimeve. Raportet e shpenzimeve të vetë partive, ende nuk janë dorëzuar. Vullnet Sinaj në Vlorë shpenzoi më shumë mes socialistëve, ndërsa mes demokratëve, Gjin Gjoni në Lezhë.
Kandidatët që garuan në listat e sigurta thuajse nuk shpenzuan asnjë para për fushatën e 11 majit, ndërsa ata që ishin në betejën në listën e brendshme, ose mblodhën fonde nga individë e biznese, ose paguan me lekët e xhepit shpenzimet.
Raportet financiare të siguruara nga Report Tv tregojnë se kupola e Partisë Demokratike, me Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Edi Palokën kanë deklaruar zero shpenzime në fushatë.

(Foto: Raporti financiar i Sali Berishës)
Një raport individual për Edi Ramën nuk ishte ende i disponueshëm në këtë moment, pas partitë kanë edhe 60 ditë kohë për t’i dorëzuar ato, bashkë me shpenzimet e vetë partisë, që mund të justifikojë edhe faturat zero të liderëve.
Analiza e të dhënave mes dy kampeve, tregon se në Partinë Socialiste paratë më të mëdha janë derdhur në qarkun Vlorë, aty ku në listën e hapur përballeshin figura të rëndësishme, të rrethuar nga biznese të fuqishme.
Kështu, me shpenzimet më të larta rezulton Vullnet Sinaj, me mbi 100 mijë euro. 19 mijë euro ka shpenzuar Ardit Bido, 17 mijë euro Vasil Llajo, 16 mijë euro Klevis Kaso, dhe 10 mijë euro Damian Gjiknuri, të gjithë garues në listën e hapur të Vlorës.

Kandidatët me shpenzimet më të larta në PS
1. Vullnet Sinaj 11 596 400 Lekë
2. Olsi Komici 2 770 000 Lekë
3. Ardit Bido 1 969 563 Lekë
4. Vasil Llajo 1 786 760 Lekë
5. Klevis Kaso 1 629 140 Lekë
6. Damian Gjiknuri 1 068 000 Lekë
7. Alma Selmani 1 000 000 Lekë
8. Milva Ekonomi 665 000 Lekë
9. Bora Muzhaqi 605 700 Lekë
10. Ana Nako 525 552 Lekë
11. Ervin Demo 520 972 Lekë
12. Agron Malaj 500 075
13. Antoneta Dhima 500 000
14. Arbian Mazniku 500 000
15. Etjen Xhafaj 450 254
16. Bruna Mesini 437 437
17. Besa Spaho 380 596
18. Termet Peci 379 875
19. Ogerta Manastirliu 302 821
20. Ulsi Manja 300 000
21. Etilda Gjonaj 300 000
22. Albana Kociu 300 000
23. Blendi Klosi 291 550
24. Elisa Spiropali 200 000
25. Ornaldo Rakipi 200 000
26. Mirela Kumbaro 200 000
27. Kiduina Zaka 199 700
28. Taulant Balla 160 000
29. Igli Hasani 150 000
30. Blendi Gonxhja 105 726
31. Pandeli Majko 100 000
32. Ilva Gjuzi 0
33. Erjon Malaj 0
34. Erjo Mile 0
35. Zegjine Caushi 0
36. Marjana Koceku 0
37. Romina Kuko 0
Kandidatët me shpenzimet më të larta në PD
1. Gjin Gjoni 950 000
2. Belind Kellici 775 561
3. Tomorr Alizoti 700 000
4. Eno Bozdo 503 000
5. Arjan Ndoja 480 000
6. Kastriot Piroli 450 000
7. Ledina Alolli 256 436
8. Agron Gjekmarkaj 140 555
9. Eduard Sharka 106 500
10. Tritan Shehu105 000
11. Ina Zhupa 100 600
12. Sali Berisha 0
13. Flamur Noka 0
14. Edi Paloka 0