Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet axhenda e presidentit turk Erdogan të hënën në Tiranë

19:49 / January 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama dhe Erdogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë të hënën në Tiranë për një vizitë zyrtare. Mirëseardhjen në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09:00 do t’ia urojë personalisht kryeministri, Edi Rama.

Presidenti dhe delegacioni që e shoqëron do të udhëtojë më pas drejt Kurbinit për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Erdogan do të inaugurojë 524 apartamente banimi në Bashkinë Kurbin, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet.

Në orën 14:00 Erdogan do mbërrijë në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar në Kryeministri me Edi Ramën. Dy orë më vonë, Presidenti turk do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Restaurimi i kësaj xhamie që është një monument kulture i kategorisë së parë dhe që është pjesë e monumenteve që përbëjnë qendrën historike të Tiranës filloi në mars të vitit 2018. Kjo xhami i përket periudhës osmane dhe është një simbol i kryeqytetit të Shqipërisë.

Pas kësaj vizite, Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e parë plenare të sesionit të dytë të legjislaturës së X-të. Kjo nuk është vizita e parë e tij në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.