Në kulmin e krizës politike Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjellin në Tiranë zv/ ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer. Palmer do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.
Në orën 16:00 zyrtari i lartë amerikan është pritur nga kryeministri Edi Rama në Kryeministri.
Në përfundim të takimit 100 minutësh, Rama shkruan se: “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer”.
Ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.
Zv.ndihmës sekretari amerikan Mattheë Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë.