Publikohet biseda që presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, kanë realizuar vetëm pak ditë para se rusët të pushtonin Ukrainën.
Biseda është zhvilluar vetëm katër ditë para se Putin të urdhëronte nisjen e sulmeve mbi Ukrainë, dhe siç raportojnë mediat e huaja Macron e pyet Presidentin rus se: “Do të dëshiroja që së pari të më jepni leximin tuaj të situatës dhe ndoshta drejtpërdrejtë, siç është zakoni ynë, të më tregoni se cilat janë qëlimet tuaja”.
“Çfarë mund të them? Ju vetë e shihni se çfarë po ndodh”, i përgjigjet Putin, duke akuzuar Ukrainën për prishjen e marrëdhënieve të Minskut.
Më pas, Putin kritikon Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky: “Në fakt kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk po bën asgjë për të zbatuar marrëveshjen e Minskut. Ai po ju gënjen.”
“Nuk e di nëse këshilltari juaj ligjor ka mësuar ligjin! Sa për mua, thjesht shikoj tekstet dhe përpiqem t’i zbatoj ato”, i përgjigjet presidenti francez.
Por, pavarësisht tensionit, Macron gjithashtu kërkoi të luante rolin e ndërmjetësit, duke thënë se do t’i kërkonte Zelensky-t që të “qetësonte situatën”.
Siç kanë bërë gjithmonë në bisedat e tyre, të dy burrat përdorin formën joformale të “ti” për t’iu drejtuar njëri-tjetrit.