Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet biseda që tradhtoi Arben Spahiun. 4 muaj përgatitje për atentatin e parandaluar

17:04 / February 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s’kam punë unë me to”.

Me këtë fjali, Arben Spahiu, i arrestuar me dyshimet se po përgatiste një atentat në Elbasan, priti efektivët e Policisë kur ata i shkuan në banesë.

Tv Klan raporton se kjo fjali që është përdorur nga Spahiu, i bindi hetuesit për të kundërtën, pasi tregoi dijeninë e tij për makinën në një kohë që ata nuk ia kishin përmendur atë.

Prova kundër tij ishin dhe mjetet e identifikimit në emër të Spahiut dhe çelësi i makinës BMW X6 që do përdorej për atentat, të gjetura në një çantë pak metra larg mjetit.

Por provat kryesore për të zbuluar objektivin atentatit që u parandalua, u gjetën në telefonin e Arsen Preçit, i dyshuar si bashkëpunëtor i Arben Spahiut.

“Është bërë këqyrja e aparati celular i markës Samsung Galaxy A 20 të shtetasit Arsen Preçi ka rezultuar që ai në datë 18.02.2023 i ka dërguar një mesazh shtetasit A.K. (i njohur me emrin Mondi) dhe i ka kërkuar që mos t’i japë policisë numrin e tij dhe është interesuar për prezencën e automjetit BMW. Gjithashtu në celularin e tij janë gjetur edhe 2 fotografi të bëra në datë 17.02.2023, ku në pamje janë ambienti i hyrjes së një pallati, që të krijon dyshimin se Arseni ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e ndonjë personi”, thuhet në dosje.

Preçi u la në arrest në burg me afat 60 ditë, në pritje të përgjigjeve të akt ekspertimeve të kërkuara për armët dhe gjurmët e gishtave të gjetura në mjet. Targat e vendosura mjetit BMW X6, të vjedhur në Shkodër dy javë më parë, rezultonin se ishin vjedhur në Elbasan në muajin shtator, duke ngritur dyshime se për këtë ngjarje autorët po përgatiteshin prej të paktën 4 muajsh.

Arben Spahiu Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.