Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet dëshmia e Dorian Aliasë pas sulmit të Sokol Mëngjesit: E bëra për miqësi, ja kush ma kërkoi

10:52 / May 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4574878545 hd 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zbardhur dëshmia e 32-vjeçarit Dorian Alia, një nga autorët e sulmit barbar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme teksa ky i fundit po dërgonte fëmijën në kopsht.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se Dorian Alia ka deklaruar se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Drian Nano dhe se nuk e dinte peshën e avokatit Mëngjesi.

Lexo edhe :

Related Posts

  • mjeku gjovalin bushi
    Avokati Mëngjesi është në luftë me jetën, shefi i Traumës: Ka dëmtim të pjesës së parë të trurit, vijon në koma

Po ashtu, ai ka deklaruar se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur.

Nga ana tjetër, Drian Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci deklaroi dje se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë.

Ndërkohë, burime nga spitali bëjnë me dije për gazetaren Dorjana Bezat se avokati Sokol Mëngjesi vijon në monitorim intensiv në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç , Elton Kasaj 33 vjeç.

Policia sqaroi dje se Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij. Sipas policisë, Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore.

Autorët tha ai nuk ka qenë të paguar, por ata kanë lidhje familjare dhe krushqie me njëri-tjetrin, ndërsa plani mendohet të jetë organizuar një muaj më parë nga Dritan Nano.

Ndërkohë Dorjan Alia u vetëdorëzua, ndërsa vijojnë ende të jenë në kërkim tre të tjerët, për të cilët policia ka vënë në dispozicion shumën 20 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e tyre.

Dorian Alia Drian Nano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.