Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbardhet mesazhi nga SHBA për Serbinë, ja kërkesa e fortë e Joe Biden për Kosovën

23:09 / May 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, me rastin e zgjedhjes së tij në mandatin e dytë presidencial.

Biden përmes një letre ka inkurajuar Serbinë që të ndërmarrë hapa proaktivë, dukë përfshirë kompromisin për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, tha Biden.

“Unë ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj si President i Serbisë. Mezi pres që gjatë mandatit tuaj të dytë të kem mundësinë për të thelluar bashkëpunimin tonë të ngushtë në avancimin e integrimit evropian të Serbisë, zgjerimin e lidhjeve tona dypalëshe të sigurisë dhe ekonomike dhe promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal“, thuhet në mesazhin e urimit.

Biden e ka falënderuar Vuçiçin për bashkëpunimin me ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.

“Ambasadori Hill dhe ekipi në ambasadën tonë janë të gatshëm të mbështesin përpjekjet tuaja për të vazhduar forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit, diversifikimin e burimeve të energjisë në Serbi dhe përmbushjen e synimeve klimatike, si dhe përpjekjet tuaja për të thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal në një mënyrë që promovon integrimin me Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në letër.

Kosova mesazhi SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.