Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar një 37-vjeçar pasi ka vrarë në oborrin e shtëpisë një 61-vjeçar.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në Tiranë dhe i riu ka pranuar autorësinë duke thënë se ka pasur konflikte pronësie.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”.
37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi D.L., 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.
37-vjeçari e ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
