Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbardhet paralajmërimi i fundit i Blinken për Rusinë

22:42 / February 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken denoncoi të mërkurën një lëvizje të ligjvënësve rusë për të njohur si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, të cilat mbështeten nga Rusia.

Dhoma e ulët e parlamentit rus ose siç njihet Duma votoi të martën për t’i kërkuar Presidentit Vladimir Putin të njohë republikën Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat shpallën pavarësinë nga Ukraina më 2014, pas largimit të detyruar nga pushteti të ish-Presidenti Viktor Janukoviç gjatë atij që u njoh si revolucioni ukrainas.

Bashkimi Evropian i kërkoi Moskës që të mos e bëjë këtë hap, që po kërkon Duma Shtetërore. Nëse presidenti do ta miratonte një gjë të tillë kjo mund të intensifikonte edhe më tej tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit pas grumbullimit të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës, gjë që ka nxitur frikën e një pushtimi rus.

“Miratimi i kësaj rezolute do të minonte më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, do të vinte në pikëpyetje të mëtejshme angazhimin e shpallur të Rusisë për të vazhduar rrugën diplomatike me synim arritjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën”, tha zoti Blinken në një deklaratë.

Ai paralajmëroi se një veprim i tillë “do të kërkonte një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur nga Shtetet e Bashkuara në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e vendit.

Rusia ka mohuar se ka në plan të sulmojë Ukrainën dhe ka akuzuar Perëndimin se është bërë shkak për ndezjen e tensioneve.

Njohja e republikave mund të shkatërrojë marrëveshjet e Minskut, të arritura në vitet 2014-2015 pasi separatistët e mbështetur nga Rusia pushtuan rajonin e Donbasit të Ukrainës. Kievi ka qenë në luftë me rajonet e shkëputura që nga viti 2014, një konflikt gjatë të cilit janë vrarë rreth 15,000 njerëz.

“Nesë Kremlini do ta miratonte do të përbënte refuzim në masë nga ana e qeverise ruse të ngazhimit të saj sipas marrëveshjes së Minskut”, tha zoti Blinken.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putini ‘e kishte mbajtur shënim’ kërkesën e dhomës së ulët të parlamentit, por tha se ajo nuk do të ishte në përputhje me marrëveshjet e Minskut, që synojnë t’i japin fund konfliktit.

blinken paralajmerimi zbardhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.