Publikohet programi i qeverisë ‘Rama 3’, të cilin do ta prezantojë nesër në Kuvend, kryeministri Edi Rama. Programi ka 42 faqe, ku përcaktohen edhe 5 shtylla kryesore mbi të cilat do të fokusohet qeverisja përgjatë mandatit të saj 4-vjeçar.
Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia dhe mirëqenia për të gjithë, për një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë, janë dy nga pikat kryesore të këtij programi qeverisës.
Ndërkohë që me rëndësi ngelet edhe pika që lidhet me modernizimin për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve, familja si dhe fokusi te një Shqipëri e fortë dhe me do të ketë vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet.














