Zbardhet raportit i delegacionit holandez, i cili vizitoi Shqipërinë më 6 maj. Në raportin e tyre janë renditur të gjitha pikat që Shqipëria ka shënuar proges dhe ato në të cilat duhet ende që të punojë.
Pjesë nga Raporti:
Në Tiranë, raportuesi Anne Mulder takoi nënkryetaren e parlamentit, zonjën Vasilika Hysi dhe një numër parlamentarësh të tjerë. Ai gjithashtu mbajti bisedime me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Nga ana e qeverisë, raportuesi zhvilloi bisedime me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Gent Çakaj, Ministrin e Brendshëm, z. Sandër Lleshaj dhe Zëvendësministrit të Drejtësisë z. Toni Gogu dhe Znj. Fjoralba Caka. Në diskutimet e tij, raportuesi u përqëndrua në pesë prioritetet për reforma që konsiderohen si kushte për hapjen e negociatave për anëtarësim: reforma e gjyqësorit dhe administratës publike, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Raportuesi gjithashtu shqyrtoi funksionimin e demokracisë parlamentare.
