Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet skema e rëndë e mashtrimit në Itali/ Shqiptarët vjedhin mbi 1 mln euro nga sistemi shëndetësor, 150 persona të tjerë nga Shqipëria janë nën hetim

11:19 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 9ec3d2c4fdd28dc56e4ab9ac5f3df4eb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një skemë e gjërë mashtrimi ka ndodhur në Itali me disa shqiptarë, ku ata kanë përfituar nga sistemi shëndetësor duke mos paguar para në trajtimin e disa sëmundjeve të rënda.

Sipas Policisë në Torino, tre shqiptarë kanë krijuar skemën e mashtrimit ku kanë përfituar mbi 1 milionë euro nga sistemi shëndetësor në vend. 

La Repubblica raporton se në saj të këtij mekanizimi kanë marrë shërbim shëndetësor falas të paktën 150 shqiptarë, kryesisht të diagnostikuar me kancer.

Tashmë, personat që bënë skemën e mashtrimit dhe 150 shqiptarët e tjerë janë nën hetim për mashtrim.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shumë prej tyre ishin futur në Itali me qëllimin e vetëm për t’u kuruar.

Nga hetimet e kryera, rezulton se ishin tre personat që e krijuan mekanizmin, dy shtetase shqiptare që punonin si ndërmjetësues kulturore në qendra e Informacionit mbi Shëndetin e Emigranëve në Torino  dhe djali i njërës prej tyre.

Ditën e sotme gjykata atyre u ka caktuar edhe masat e sigurisë, njëra është në arrest shtëpie dhe tjetra me detyrimin paraqitjeje, kurse djali është pushuar nga puna.

Tre shqiptarët kishin shfrytëzuar rregullin e Nenit 35 të aktit të konsoliduar të imigracionit i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore që të marrin kujdes shëndetësor në rast të pamundësisë ekonomike. Nëse i sëmuri i përmbush kriteret, atij i caktohet një kod identifikimi (Stp – i huaji i pranishëm përkohësisht) dhe ka qasje në trajtim në objektet publike.

Falë këtij rregulli, dy gratë u kërkonin shqiptarëve që vinin në Itali për t’u kuruar një datë të rreme hyrjeje në vend, prej më shumë se tre muajsh, si të parregullt. Po ashtu, atyre u kërkohej që t’i raportonin mjetet e identifikimit si të humbura për të shmangur gjetjen nga ana e autoriteteve të datës reale.

Dhe në fund bëhej deklarimi i rremë i gjendjes ekonomike që lejonte futjen në sistem. Djali i një prej shqiptareve të përfshira, futej në bazën e të dhënave të Agjencisë së të Ardhurave dhe ishte përgjegjës për kryerjen e kontrolleve të pasurive tek përfituesit.

Ky sistem, sipas raportimeve, ka vijuar për muaj të tërë ndërsa hetimet janë kryer mes shtatorit 2019 dhe tetorit 2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.