Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka zhvilluar një mbledhje në zyrën e tij me shefat dhe drejtorët e Komisariateve në Tiranë, ku në mesin e tyre ka qenë i pranishëm drejtori i ri i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika.
Drejtori i Policisë së Shtetit i ka kërkuar Krimit Ekonomik të shtojë monitorimin për të gjithë call center-at që operojnë në Tiranë, pas informacioneve që ka marrë nga disa shtetas se janë mashtruar përmes operatorëve shqiptarë të cilët iu premtojnë para në bursë.
Gjithashtu Nano ka kërkuar të ushtrohet një kontroll nëpër magazinat, shtëpitë me qira dhe vende të tjera që për shkak të konsumit të lartë të energjisë elektrike, dyshohet të ushtrojnë prodhimin e paligjshm të bitcoin-eve.
Mësohet se drejtoria e policisë së Tiranës ka kërkuar të shkëmbejë informacion me atë të Fierit, të Kavajës dhe të Niklës lidhur me ngjarjet e fundit kriminale përfshirë këtu atentatit ndaj biznesmenit Demir Backa dhe grabitjen e biznesmenti Nazmi Çangu.