Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zbardhet urdhri i Olsian Çelës, ja çfarë do të ndryshohet në 12 prokurori të vendit

16:47 / June 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prokurori Olsian Çela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori Olsian Çela ka dhënë urdhër që të kontrollohet veprimtaria e Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prokurorinë e Tiranës, me qëllim ristrukturimin e saj përmes ndryshimit të organikës së oficerëve në 12 prokurori.

Çela ka urdhëruar që kontrolli të bëhet për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, nisur nga problemet e konstatuara gjatë analizave vjetore mbi ngarkesën në punë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, kërkesave të ardhura nga disa prokurori për shtim të numrit të OPGJ, si dhe analiza statistikore e të dhënave që lidhen me shpërndarjen e ngarkesës si dhe raportin mes numrit të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në çdo prokurori, me synimin për të siguruar një funksionim normal të prokurorive të rretheve gjyqësore, bazuar në nenet 20 dhe 38 të ligjit nr.97/2016 “Për funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Z.Olsian Çela ka urdhëruar ristrukturimin e policisë gjyqësore, përmes ndryshimit të organikës së oficerëve të policisë gjyqësore pranë 12 Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në vijim Prokurori i Përgjithshëm për të kontrolluar veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore, në zbatimin e ligjit penal, procedurial dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019 dhe ato të mbartura nga viti 2018, ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë me ngarkesën më të madhe, asaj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sipas PP, Rekomandimet e mundshme në përfundim të kontrollit, synojnë përmirësimin e treguesve në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore.

Olsian Cela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.