Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbriti nga makina dhe u zhduk në pusetë! Humb jetën shqiptarja në New York

08:12 / May 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3577
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptare ka humbur jetën në Manhattan të New York-ut, pasi ka rënë një një pusetë. Siç raportojnë mediat amerikane, bëhet fjalë për 56 vje­çaren Donika Gocaj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën, 18 maj, teksa gruaja po kalonte pranë kryqëzimit të Rrugës 52 me Fifth Avenue, m’u në ‘zemër’ të lagjes së famshme.

Deri më tani, policia thotë se gjithçka rezulton aksidentale.

Mësohet se 56 vjeçarja kishte parkuar makinën e saj tip “Mercedes-Benz SUV” dhe sapo kishte zbritur, kishte rënë direkt në pusetë. Dyshohet se avulli i nxehtë brenda pusetës, rreth 3 metra të thellë, i shkaktoi arrest kardiak.

Një dëshmitar okular, i cili po shkonte në punë në momentin e ngjarjes, tha se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash.

“Thjesht parkoi makinën, zbriti dhe ra direkt në pusetë”, ka treguar ai.

Autoritetet e New York-ut thonë se puseta i përket kompanisë energjetike “Con Edison”, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas verifikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pasi një kamion i rëndë me shumë akse kaloi mbi të.  Rreth 12 minuta pas këtij momenti, Gocaj parkoi automjetin pranë zones.

“Edhe pse raste të tilla janë shumë të rralla, kapakët e pusetave mund të zhvendosen nga automjetet e rënda”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Familjarët e Gocajt janë shprehur të tronditur nga humbja e saj, ndërsa kërkojnë përgjigje se si një aksident i tillë fatal mund të ndodhte në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Makina ndërron jetë New York pusetë Shqiptarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.