Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbulimi i vitit, teleskopi i NASA-s për planetin me oqeane: Ka shenja jete

08:55 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ZiJAqQTXetp4qfM7YemRaA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teleskopi hapësinor, James Webb, ka zbuluar të dhëna të reja rreth një planeti në sipërfaqen e të cilit mendohet se ka ujë të rrjedhshëm. K2-18b ndodhet 120 vite dritë larg nga Toka. Sipas të dhënave të përpunuara në një nga instrumentet më të avancuara të astronomisë, rezulton se eksoplaneti K2-18b mund të jetë i pajisur me disa elemente kyçe që e bëjnë një planet të suportojë trupa uji dhe për rrjedhojë edhe jetë.

K2-18 orbiton një yll xhuxh, ndodhet në zonën Goldilocks dhe është 8.6 herë më i madh se Toka. Pas analizës së bërë, observatori i Webb-it në Tokë, planeti ka sasi të konsiderueshme metani dhe dyoksid karboni në atmosferën e tij. Prezenca e këtyre molekulave që përmbajnë karbon, së bashku me mungesën e amoniakut, mund të indikojnë një atmosferë të pasur me hidrogjen që mbështjell një botë oqeanike.

Karboni është cilësuar si tulla ndërtuese e të gjitha formave të jetës në Tokë. Të dhënat e para rreth këtij planeti janë marrë fillimisht nga teleskopi hapësinor Hubble. Zbulimet e bëra nga Hubble në shtator të vitit 2019, u erdhën në ndihmë shkencëtarëve që të bënin kërkime më të thelluara.

Teleskopi James Ëebb, i cili mund të zbulojë dritën infra të kuqe të padukshme për syrin e njeriut, kërkoi saktësisht për elementet që ndodhen në atmosferën e planetit. Dhe vëzhgimet e fundit, lënë të kuptohet se një molekulë shumë e veçantë, e quajtur sulfid dimetil, mund të jetë e pranishme në K2-18b. Në Tokë, sulfidi dimetil “prodhohet vetëm nga jeta”, sipas NASA-s. Pjesa më e madhe e DMS në atmosferën e Tokës emetohet nga fitoplanktoni në mjediset detare.

nasa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.