Në një zbulim magjepsës, një ekip arkeologjik francezo-zviceran në Egjipt ka zbuluar varrin e një mjeku shumë të talentuar që u shërbeu faraonëve afërsisht 4000 vjet më parë.
Mbishkrimet sugjerojnë se Tetinebefou mbante një “seri të plotë titujsh”, duke përfshirë “kryemjeku i pallatit”, “prifti” dhe “magjistari” i perëndeshës Serket.
“Varri është zbukuruar me gdhendje mahnitëse dhe vepra arti të gjalla” tha Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve në një deklaratë .
Ekipi që qëndron pas misionit arkeologjik, që punon në seksionin jugor të Saqqara që nga viti 2022, e gjeti varrin në një grup vendesh varrimi për shtetarët e lartë dhe punonjësit mbretërorë.
Sipas arkeologëve varri ishte plaçkitur pothuajse tërësisht përpara zbulimit të tij dhe nuk u gjetën mbetje njerëzore.
Si një prift-magjistar i Serketit, perëndeshës së lidhur me mbrojtjen kundër krijesave helmuese, mjeku ka të ngjarë të ishte specializuar në trajtimin e kafshimit të gjarpërinjve dhe akrepit. Në mënyrë të pazakontë, rolet e tij të tjera përfshinin dentistin mbretëror, një titull që rrallë shihet në zbulimet nga Egjipti i lashtë.
Saqqara është një nekropol i madh i kryeqytetit egjiptian Memfis. Është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është shtëpia e më shumë se një duzinë piramidash, duke përfshirë piramidat e famshme të Gizës, si dhe piramidat më të vogla në Abu Sir, Dahshur dhe Abu Ruëaysh.
“Kjo gjetje e pabesueshme i shton trashëgimisë së pasur Saqqara-s si një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike të Egjiptit,” thotë ministria.