Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbulimi tronditës i BBC: Lideri i Kishës Ungjillore ka torturuar e abuzuar seksualisht me dhjetëra besimtarë

11:45 / January 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1704710052 kishe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dëshmi tronditëse ka zbuluar BBC, të cilat flasin për abuzim dhe torturë nga themeluesi i një prej kishave ungjillore të krishtera më të mëdha në botë.

Sipas BBC, dhjetëra ish-anëtarë të Kishës së Sinagogës së të gjitha Kombeve, britanikë, pretendojnë se TB Joshua i ka abuzuar seksualisht dhe i ka torturuar.

Akuzat për abuzim në një kompleks të fshehtë të Lagos shtrihen pothuajse 20 vjet. Kisha e Sinagogës së të Gjithë Kombeve nuk iu përgjigj akuzave, por tha se pretendimet e mëparshme kanë qenë të pabaza.

TB Joshua, i cili vdiq në vitin 2021, ishte një predikues jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili kishte ndjekës të jashtëzakonshëm global. Gjetjet e BBC-së gjatë një hetimi dy-vjeçar përfshijnë dhjetëra rrëfime të dëshmitarëve okularë të dhunës fizike ose torturave të kryera nga Joshua, duke përfshirë rastet e abuzimit të fëmijëve dhe njerëzve që fshikulloheshin dhe lidheshin me zinxhirë.

Po ashtu ka akuza të shumta për aborte të detyruara brenda kishës pas përdhunimeve të supozuara nga Joshua, ku një grua deklaron se ka abortuar 5 herë.

Gjetjet e BBC-së gjatë një hetimi dy-vjeçar përfshijnë:

Dhjetra rrëfime të dëshmitarëve okularë të dhunës fizike ose torturave të kryera nga Joshua, duke përfshirë rastet e abuzimit të fëmijëve dhe njerëzve që u fshikulluan dhe u lidhën me zinxhirë.

Shumë gra që thonë se janë sulmuar seksualisht nga Joshua, me një numër që pretendojnë se janë përdhunuar në mënyrë të përsëritur për vite me radhë brenda kompleksit.

Pretendime të shumta për aborte të detyruara brenda kishës pas përdhunimeve të supozuara nga Joshua, duke përfshirë një grua që thotë se kishte pesë ndërprerje shtatzënie.

Shumë rrëfime të dorës së parë që detajojnë se si Joshua falsifikoi “shërimet e tij të mrekullueshme”, të cilat iu transmetuan miliona njerëzve në mbarë botën.

Një nga viktimat, një grua britanike, e quajtur Rae, ishte 21 vjeç kur braktisi diplomën në Universitetin Brighton në 2002 dhe u rekrutua në kishë. Ajo i kaloi 12 vitet e ardhshme si një nga të ashtuquajturit “dishepuj” të Joshuas brenda kompleksit të tij të betonit si labirint në Lagos.

“Të gjithë menduam se ishim në parajsë, por ishim në ferr dhe në ferr ndodhin gjëra të tmerrshme”, tha ajo për BBC.

Rae thotë se ajo u sulmua seksualisht nga Joshua dhe iu nënshtrua një forme izolimi për dy vjet. Abuzimi ishte aq i rëndë, sa ajo thotë se ka tentuar të vetëvritet disa herë brenda kompleksit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.