Të enjten në mbrëmje në Korçë 35-vjeçari Altin Balliu, nga fshati Slatinjë i Pogradecit, u ekzekutua me dy plumba në “Lagjen 10” të qytetit. Autori i dyshuar i ngjarjes është Olger Mustafaj, me precedentë penalë, që banon në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja, po kërkohet nga policia, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Mendohet se vrasja ndodhi pas konfliktit që autori kishte pasur në një lokal me viktimën dhe shokët e tij, për shkak të bllokimit të rrugës me makinë nga miqtë e 35-vjeçarit. Kanë qenë dy dëshmitarë kyç, ata që çuan policinë në gjurmët e para të vrasësit, por ende nuk dihen shkaqet e krimit. Një tjetër grup policor ka shkuar në fshatin Bitinckë të Devollit, në kërkim të pronarit të një automjeti që u gjet i goditur nga plumbat në vendngjarje, në “lagjen 10” të Korçës.