Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbulohen dhe asgjësohen rreth 12 mijë bimë kanabis në Shkodër

13:15 / August 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder 1 752x400 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 11 mijë e 637 bimë dhe 6832 fidanë kanabis, gjatë kontrolleve të kryera në zona të ndryshme.

Po ashtu, kontrolle janë kryer edhe në Vaun e Dejës, ku janë asgjësuar 300 bimë narkotike.

Si pasojë është arrestuar një 24-vjeçar, si dhe është proceduar penalisht një 57-vjeçar, autorë të dyshuar të 2 rasteve të kultivimit.

Gjithashtum ka nisur procedim penal për shpërdorim të detyrave, 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejes gjetën dhe asgjësuan 300 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të 86 bimëve në këtë zonë, shtetasi K .P., 24 vjeç. Gjithashtu, u identifikua dhe u procedua në gjendje të lirë, autori i dyshuar i një rasti tjetër kultivimi në Vaun e Dejës, shtetasi A. P., 57 vjeç. Më tej, nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e fshatit Mnelë e Madhe, shtetasin Z. B..

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz asgjësuan 6832 fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë dhe 1280 bimë narkotike në proces tharjeje, si dhe sekuestruan 10.5 kg të kësaj lënde narkotike, gjithashtu në proces tharjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Y. S., kryetar i njësisë administrative Fierzë dhe A. M., specialist pyjesh në këtë njësi.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 4407 bimë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Gj. Gj., kryetar i fshatit Bratosh dhe L. B., specialist pyjesh në këtë fshat.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ato të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territoret e njësive administrative Shosh, Pult dhe Postribë, dhe asgjësuan 5650 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa.

Policia Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme/ 310 persona të lënduar që nga 13 tetori, 191 prej tyre efektivë të Policisë

22:57 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.