TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Afër njëri-tjetrit, Luizi dhe Tea performojnë “Jeto dhe jetën time” dhe fitojnë zemrat e publikut

09:09 / January 29, 2023

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

08:38 / January 29, 2023

5 ushqime që do të zhduken pas disa viteve

08:29 / January 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Zbulohen fjalët e para të Matteo Messina Denaro pas arrestimit

14:06 / January 16, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Jam Matteo Messina Denaro”. Këto janë fjalët e para të personit më të kërkuar në Itali, bosit të fundit të Cosa Nostra, në momentin e arrestimit, kur u pyet si quhej.

Siç raportojnë mediat italiane, hetuesit ndiqnin prej disa muajsh pistën që rezultoi e suksesshme. Ndërsa efektivët e Repartit të Operacioneve Speciale ishin siguruar 3 ditë më parë se e kishin gjetur më në fund njeriun të cilin e kërkonin prej 30 vitesh.

Pas arrestimit, Denaro është transferuar në kazermën “San Lorenzo” të Karabinierisë në Palermo. Sipas burimeve për “Corriere della Sera”, Denaro shkonte vazhdimisht në klinikën private në kryeqytetin e Siçilisë për vizita.

Një natë më parë, godina ishte rrethuar me agjentë të cilët në orën 9 të mëngjesit kanë ekzekutuar edhe urdhrin e arrestit.

“Ishte në radhë për të bërë një tampon, si shumë pacientë të tjerë në klinikë. Askush nuk do ta kishte menduar kurrë që ai ishte Matteo Messina Denaro”, citohet të ketë deklaruar Stefania Filosto, drejtoresha e klinikës private ku ishte Denaro.

“Ishte infiltruar mes pacientëve me emër të rremë, tashmë i plakur dhe i sëmurë”.

Matteo Messina Denaro konsiderohej si trashëgimtari i “fronit” të Mafias siciliane, që prej arrestimit të Toto Riina-s në vitin 1993 dhe kalimit në izolim të plotë të mikut të tij, Bernardo Provenzano. Ai është djali i Don Ciccio-s, bos i degës së Castelvetrano (Trapani), aleat historik i korleonezëve.

Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, mes të cilave ajo e të voglit Giuseppe di Matteo, djali i një të penduari i cili u shkri në acid, pasi u mbajt peng për dy vite.

Ai është dënuar edhe si pjesëmarrës në atentatet që i morën jetën dy prokurorëve më të famshëm të antimafias italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino dhe për disa ngjarje të tjera mafioze.

Itali mafia Matteo Messina
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

08:38 / January 29, 2023

VIDEO/ “Made in Albania”, Rama e nis ditën me prodhuesit e ekselencës tradicionale

08:17 / January 29, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

08:38 / January 29, 2023

VIDEO/ “Made in Albania”, Rama e nis ditën me prodhuesit e ekselencës tradicionale

08:17 / January 29, 2023

Moti për këtë të dielë, temperatura në rënie

08:07 / January 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Afër njëri-tjetrit, Luizi dhe Tea performojnë “Jeto dhe jetën time” dhe fitojnë zemrat e publikut

09:09 / January 29, 2023

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.