Sigurisht, vëmendja e Kombëtares së Shqipërisë është tek ndeshja mbrëmjen e nesërme ndaj Francës. Edhe pse dihen kualitetet e kundërshtarit, kuqezinjtë shpresojnë dhe besojnë tek një paraqitje pozitive ndaj kampionëve të botës.
Megjithatë, nuk duhet harruar se më datë 10 shtator në Elbasan luhet një sfidë përcaktuese për rrugëtimin drejt europianit, ajo ndaj Islandës. Islandezët për momentin kanë 3 pikë më shumë se Shqipëria, dhe në këtë formë sfida direkte mund të ndryshojë ekuilibrat.
Kështu, ditën e sotme janë publikuar edhe emrat e gjyqtarëve të cilët do të vendosin drejtësi në ndeshjen ndaj vikingëve. Është vendosur që ndeshja të gjykohet nga arbitra sllovakë, me kryesorë Ivan Kruzliak. /Egi Çabeli-VipSport.al/
Arbitër kryesor: Ivan Kruzliak
Asistentë: Tomas Somolani, Milan Stërbo
Arbitër i katërt: Peter Kraloviç
Vëzhgues: Fernandez Marin (spanjoll)