Sikundër është njoftuar më herë, “Big Brother VIP” do të nisë brenda këtij viti dhe tashmë kanë filluar të zbulohen emrat e banorëve.
Një tjetër emër ka pranuar ftesën për të qenë banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se bëhet fjalë për aktoren Eva Aliko. Emri i aktores ka qenë lakuar dhe vitin e kaluar, por këtë herë thuhet se ka vendosur për “PO”.
Pak ditë më parë u bë e ditur se moderatorja Kiara Tito, modelja Kejvina Kthella, koreografi Albi Nako, Keisi Medini, blogerja Jori Delli, moderatorja Lei Kraja, aktori Gent Hazizi do të jenë pjesë e këtij reality show.
