Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbulohet bunkeri sekret i Vladimir Putinit në Detin e Zi

11:22 / May 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
palace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në brigjet e Detit të Zi ndodhet një ndërtesë, më saktë një pallat mbi 16750 metra katrorë. Nga ajri, mund të dallosh lehtësisht, një kishë, shtëpi çaji dhe një amfiteatër, por edhe një pistë për hokej. Mbi të, ndalohet fluturimi, por edhe kalimi i anijeve të tjera përqark. Kjo sipas një hetimi të nisur prej vitit të shkuar nga lideri i arrestuar tashmë i opozitës ruse, Alexey Navalny dhe i drejtuar nga grupi që e mbështet. Ata thonë se kjo ndërtesë luksoze, gati-gati një pallat mbreti, është ndërtuar posaçërisht për Vladimir Putin.

Masat për sigurinë e tij janë tejet të larta. Në fillim të këtij muaji, autoritetet ruse pretenduan se dy dronë kishin tentuar të vrisnin Putinin, në një sulm të dështuar mbi Kremlin.

Megjithatë, pavarësisht luksit dhe vëmendjes së madhe që po i kushtohet sigurisë së Vladimir Putin, ndërtuesit e pallatit gjigant në Detin e Zi kanë lënë pas dore një detaj thelbësor. Ata nuk fshehën dy tunele që kalojnë poshtë godinës luksoze. Madje, fotot e projektit janë publikuar nga vetë kompania Metro Style, e cila e ndërtoi atë, por tashmë ajo nuk ekziston më.

Kompleksi nëntokësor nën godinën luksoze të Putinit përbëhet nga dy tunele të veçantë, të cilët lidhen me një ashensor, i cili zbret deri nën 50 metra nën tokë. Tunelet janë të mbështjellë me beton. Ato furnizohen me ujë, energji dhe kanë ajrosje të mjaftueshme për banorët VIP për disa ditë, madje edhe disa javë.

“Putin është i frikësuar dhe në ankth se një ditë mundtë mos jetë lider plotësisht i ligjshëm i Rusisë”, tha tha Michael C. Kimmage, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit. “Pra, duke e ditur se legjitimiteti i tij nuk sigurohet plotësisht nga zgjedhjet, ai do të kërkojë të maksimizojë sigurinë e tij personale përmes një kompleksi rezidencash personale të mbrojtura mirë”.

Daljet e tuneleve janë të dukshme pikërisht poshtë kompleksit të pallatit, në shkëmbin e zhveshur në breg të detit.

deti i zi Vladimir Putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.