Ditën e mërkurë në orën 09:00, kreu i PD-së, Sali Berisha do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar për dosjen e 21 Janarit. Ky vendim erdhi pasi SPAK ka pranuar kërkesën e avokatit të Berishës për zhvendosje të ditës së marrjes ne pyetje.
Berisha mori sot edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në SPAK lidhur me çështjen e 21 Janarit. Ai është njohur me këtë urdhër-thirrje, dhe ka nënshkruar, këtë të hënë, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për çështjen e kompleksit Partizani.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, kreu i PD-së nënkuptoi dijeninë për një njoftim të tretë nga SPAK për të dhënë deklarime për 21 janarin. Berisha nuk e deklaroi qartë, por pyetjes nëse ishtë njoftuar për t’u paraqitur të premten ish-kryeministri u shpreh “Ja si vepron Spak, e marrin njoftimin gazetarët më herët”.
