Këtë të shtunë ka nisur puntata e rradhës për emisionin ‘Shiko kush luan’ dhe si në cdo puntatë tjetër, VIP-at e ftuar kanë zbuluar të reja rreth jetës së tyre profesionale dhe private po ashtu. Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi, e cila na shoqëron cdo të shtunë me zërin e saj, ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm përsa i përket jetës së saj personale.
Në një ndër lojërat e zhvilluar Fifit i është drejtuar pyetja: ‘Një zog na tha që zemra jote nuk është single, është e vërtetë apo zogjtë ia fusin kot ndonjëherë?’. Këngëtarja nuk e ka mohuar, duke pranuar publikisht se është e dashuruar.
‘Në fakt zemra ime nuk është single, ama unë single jam. Jam tepër e dashuruar. Kokë e këmbë’, është shprehur Fifi. Ajo nuk ka zbuluar detaje rreth personit që i ka marrë zemrën por ne shpresojmë që në një të ardhme të afërt ta shikojmë krah njeriut që do.
https://www.instagram.com/p/B48MFgFl-GB/?utm_source=ig_embed