Një ditë pas propozimeve të Partisë Socialiste Dibër, është “zbuluar” emri i kandidatit të PD-së të këtij rrethi.
Burime të besueshme pranë degës lokale shprehen se ekonomisti Luan Haka, njëkohësisht sekretari organizativ i PD-së Dibër, do t’i propozohet kryesisë së kësaj partia si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit.
Nga PS janë propozuar Agron Cara, Agron Cerri, Arben Keshi, Alma Selami, Shkëlqim Murrja dhe Sokol Sava.
Pritet të mësohen emrat e kandidatëve të tjerë, pasi edhe grupi për Rithemelimin e PD-së do të ketë kandidatët e tij në këtë bashki.