Makina i përket një këngëtareje me emrin Kaje Tufa ose Rustemi, ajo është e njohur në botën e muzikës tallava. Makina e saj është vjedhur natën e tërmetit dhe ka ridalë dy muaj më pas nga hetimi për të gjetur Jak Prengën.
Ai është rrëmbyer, vrarë e më pas është zhdukur dhe në mes të ngjarjes qëndron një sasi e madhe kokaine që është rrëmbyer në Angli. Policia ndaloi pesë persona të akuzuar për pengmarrjen por ende nuk ka gjetur trupin.
Ngjarja ndodhi në datën 17 janar, ku mësohet se dy persona e morën më dhunë viktimën 49-vjeçare dhe e futën në një makinë të vjedhur dhe me targa të tilla, e cila sipas burimeve i përket një këngëtareje të njohur.