Shqipëria do të përballet ditën e sotme me Islandën duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Ligën B, në Ligën e Kombeve.about:blank
Kuqezinjtë do të kërkojnë të nisin rrugëtimin me fitore, për arritjen e objektivit, që është vendi i parë në grup. Pritet një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe përballjet e tjera mes Islandës dhe Shqipërisë.
Pak minuta para fillimit të sfidës, është zbuluar edhe formacioni zyrtar, me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Balliu, Hysaj, Abrashi, Gjasula, Çekiçi, Cikalleshi dhe Seferi