Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbulohet identiteti i 35-vjeçares shqiptare që u vra në Itali, u gjet e mbytur në gjak dhe gjysmë e zhveshur

21:54 / June 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
italia10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Itali, ku u gjet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare.

Burimet për media bëjnë me dije se viktima 35-vjeçare është identifikuar si Nevila Pjetri, emigrante shqiptare me vendbanim në Carrara, por që prej vitesh jetonte në Itali.

Ajo punonte si prostitutë në zonën e Parmigliola, provinca La Spezia në Liguria, Itali. Është zbardhur edhe ngjara se si u vra 35-vjeçarja, bazuar në rrëfimet e dëshmitareve. Mbrëmjen e së shtunës ajo gjendej bashkë me disa vajza e gra të tjera, kryesisht shqiptare dhe nga vende të tjera, duke pritur për klientë.

Në një moment afrohet një automjet tip veturë me ngjyrë të bardhë me targa lokale italiane, ndalon dhe bën pazar për pak sekonda me 35-vjeçaren shqiptare.

Viktima pranon të hipë dhe shoqërohet nga sytë e shoqeve. Pasi kalojnë pak orë, ajo gjendet e vdekur, shumë afër vendit ku u mor nga klienti misterioz.

Njëra nga shoqet e 35-vjeçares tregoi para hetuesve në vendngjarje se pa një burrë të mbante një trup njeriu që e nxori nga makina, e flaku përtokë afër një përroi dhe iku me shpejtësi që aty.

Viktima u gjet gjysmë e zhveshur, e tëra në gjak. Dyshimet janë se është qëlluar edhe me armë zjarri. Dyshohet se viktima fillimisht është dhunuar dhe më pas është vrarë me pistoletë.

Kush është Nevila Pjetri?

35-vjeçarja është nga Elbasani. Në vitin 2009 ajo është ndaluar në Elbasan për prostitucion.

Njoftimi i policisë për ngjarjen ne 2009:

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme arrestoi në flagrancë katër shtetas, të cilët akuzohen për veprat penale “ushtrim prostuticioni” si edhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion”. U arrestuan në flagrancë shtetasit Qemal Yzeiri, 77vjeç, Fatmira Koçi,43 vjeç, Nevila Pjetri, 22 vjeç, si edhe motra e saj Anila Pjetri, 25 vjeç , që të katër me banim në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë një operacioni të kryer nga ana e policisë dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri. Tre shtetaset akuzohen për veprën penale “ushtrim prostuticioni”, ndërsa shtetasi Qemal Yzeiri, akuzohet për veprën penale “mbajtja e ambjenteve për prostuticion”.

gjak nevila pjetri zbulohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.