Është zbuluar identiteti i autorit të vrasjes së një adoleshenteje dhe plagosjes së të dashurit të saj pas një sulmi me armë në mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë. Autori i dyshuar është 19 vjeçari Robert P, i cili po kërkohet nga policia.
Ai ditën e djeshme rreth orës 18:00, bashkë me një tjetër person qëlloi me armë Erjon Bengon, që ndodhej në makinë me 17 vjeçaren Briselda Gjikola, duke i plagosur të dy ata. Më pas u largua me shpejtësi. Pavarësisht plagëve të marra në qafë dhe shpatull, 23 vjeçari drejtoi makinën deri në spital.
Por si pasojë e plagëve të marra në kokë, 17 vjeçarja nuk mundi që të mbijetonte dot. Çifti ishte në një lidhje prej pak javësh dhe të dy gjendeshin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri. Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpeshtuar kërkimet për autorin e dyshuar të krimit, duke kryer kontrolle edhe te të afërmit e tij.