Gëzim Racaku u shpall i larguar nga banesa në datën 7 korrik. Familjarët denoncuan humbjen e tij në polici, teksa sipas tyre për herë të fundit ishte parë mëngjesin e datës 5 korrik.
Sot 50 vjecari Gëzim Racaku është gjetur pa jetë në një pallat në ndërtim në lagjen “Hajro Cakërri”. 50 vjecari baba u 2 fëmijëve është gjetur sot nga persona të rastësishëm ndërsa trupi i tij kishte nisur të dekompozohej.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë humbjen e jetës së 50 vjecarit. Racaku dyshohet të ketë patur probleme të shëndetit mendor.