Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë në dalje të qytetit të Lezhës. Mësohet se plumbat kanë dalë nga një automjet në lëvizje, i cili ka qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër tip foristradë, “Benz ML”, ku kjo e fundit ka dalë nga rruga.
Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, kurse policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës.
Burime bëjnë me dije se autorët kanë shtënë me breshëri automatiku nga mjeti i tyre dhe shënjestra e tyre kanë qenë dy persona nga Miloti, të cilët janë identifikuar si Blerim Preçi dhe Klisman Preçi.